-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Plani dhe projekti për mosbindje civile

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përjashtoi asnjë skenar për protestën e 10 shkurtit. Në një bashkëbisedim me qytetarët online, kryedemokrati paralajmëroi se opozita ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile.

“Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtetet janë në një dorë”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te partitë e tjera opozitare, për të cilat u shpreh se heshtja e tyre i shërben vetëm qeverisë.

Berisha nuk i kurseu sulmet për ish-kryetarin e Partisë Demokratike.

“Këta janë fatkeqësia e kombit, janë mjerimi kombëtar. Unë them më mirë të mos i ngatërrojmë. A të bëj një pyetje? Nuk patën rastin ata që të ishin në të mirën e Shqipërisë? Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës ishin pasurimi i tij dhe shkatërrimi (i opozitës). Për ata të tjerët pyesni se çfarë thonë kur kanë drejtuar fushatat”, tha lideri demokrat.

Gjatë bashkëbisedimit online, Berisha rikonfirmoi se Partia Demokratike nuk do të ndalë tubimet deri në rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike./ Vizionplus

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit