Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kërkesës së gjyqtarëve për një rritje të konsiderueshme të pagave, duke theksuar se ata kërkojnë 37 milionë euro më shumë nga buxheti i shtetit. Rama e cilësoi këtë kërkesë si të papranueshme dhe e vlerësoi si një tentativë për të ushtruar presion mbi Kuvendin dhe qeverinë.
Ai theksoi se nuk ka asnjë ligj apo kushtetutë që ua jep atyre të drejtën për një rritje kaq të madhe.
“Ju kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes pagat. Paga për gjyqtarin e shkallës së parë kërkohet të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, ndërsa për të apelit nga 3480 euro në 5500 euro. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën këtë më serioze është se ju merrni më shumë se sa vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, dhe pagat tuaja janë të barabarta me ato të Greqisë. Ju kërkoni rritje pagash të papranueshme, dhe nuk ka ligj e kushtetutë që t’ju japë këtë të drejtë”, tha Rama.









