Në një konferencë për mediat, avokati Sokol Mëngjesi dhe Jamarbër Malltezi kanë hedhur akuza të forta ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Sipas Mëngjesit, ky proces ka karakter politik dhe është i lidhur drejtpërdrejt me lëvizjet e SPAK dhe sistemin gjyqësor, të cilat sipas tij, kanë kaluar kufijtë e kompetencës.
“Ky proces është politik sepse kallëzimi është depozituar që në 1 dhjetor 2020 dhe po në të njëjtën datë, SPAK e ka regjistruar si procedim penal. Ky kallëzim, pavarësisht se është i rremë, ka pasur emra konkretë, por SPAK nuk ka regjistruar asnjë emër personi për të shkelur të drejtat kushtetuese dhe për të marrë në pyetje ndonjë person gjatë hetimeve paraprake. SPAK ka tejkaluar kompetencën e tij duke mbajtur hetime mbi dy-tre vjet pa asnjë emër konkret dhe ka vendosur masa sigurimi ndaj Berishës dhe Malltezit pa i pyetur ata.”









