-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Dy tentativa për grabitje, policia i vihet pas hajdutit

Kryesoret

Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë para në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00.

Sipas informacionit paraprak, autori është futur në ambientet e postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por pa sukses. Gjatë largimit, ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vend dhe kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, rreth orës 19:15, dyshohet se i njëjti shtetas ka tentuar të grabisë edhe një subjekt tregtar (market) në sheshin “Prek Cali”. Autori është konfliktuar me punonjësin e marketit, por është larguar pa arritur të marrë para.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet hetimore në të dyja rastet, ndërsa policia vijon kontrollet intensive në terren për kapjen e autorit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve.

Shkodër, tentoi të vjedhë lekët e Postës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit