-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj Cakrani, policia: U konfliktua me dy persona për makinën

Kryesoret

Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në karburantin e Vlorës, ku avokati Kujtim Cakrani mbeti i plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Detaje të reja/ Cakrani u godit me derën e automjetit pas një përplasje në pikën e karburantit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit