-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi pas sulmit ndaj pronarit të berberhanes

Kryesoret

Një 25-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia greke në qytetin e Pylosit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj pronarit të një berberhaneje dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Ngjarja është konfirmuar nga autoritetet vendase, të cilat kanë nisur procedurat ligjore ndaj të riut.

Sipas raportimeve në mediat greke, incidenti ka ndodhur më 7 shkurt. I riu kishte hyrë fillimisht në ambientin e berberhanes si klient dhe kishte kryer shërbimin normalisht.

Pak më vonë, ai është rikthyer në vendngjarje, ku situata ka përshkallëzuar në konflikt verbal dhe më pas fizik.

Burime policore bëjnë me dije se 25-vjeçari ka ofenduar pronarin 51-vjeçar dhe e ka goditur me një shkop gome, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, raportohet se gjatë incidentit është dëmtuar edhe automjeti i viktimës. Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit