Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të armatosur, ky i fundit tentoi përmes kërcënimit me armë zjarri të vjedhë një bankë të nivelit të dytë “FiBank”, në zonën e “Delijorgjit”.
Ngjarja ka nodhur në zonën e “Delijorgjit”, pranë ish-parkut të autobusëve, personi i armatosur ka qëlluar njëherë me kallashnikov.
Madje në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë.









