Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me mbledhjen e sotme të thirrur nga Edi Rama për nismën e ndryshimeve ligjore të PS.
Postimi i Nokës
Kryeministri që, në shkelje kryekëput të autonomisë së pushtetit vendor, hynte e dilte nga Bashkia e Tiranës si kryetar i saj, qenka shqetësuar për ndarjen e pushteteve në #Shqipëri.
Edi Rama që futi në xhep parlamentin, presidentin, bashkitë, mediat dhe rrëmbeu patentën e shpikjes së “Drejtësisë së Re” duke u bërë i paprekshëm,
i duket krejt absurde që një prokuror i republikës të kërkojë pezullimin nga detyra të ministres së kapur në korrupsion.
Edi Ramës nuk i dhimbset Balluku.
I dhimbset vetja. Këtë e kanë parë të gjithë #shqiptarët. Rama kërcen pupthi nga halli se i erdhi radha e burgut. Doemos, një politikan që vokacion ka burgun, herët a vonë do përfundojë në burg. Një kryeministër që kërkoi ta shtypte varfërinë me burg dhe e ktheu burgun në lajtmotiv të qeverisjes së tij, duke propozuar ndryshime në Kodin Penal, të tilla si:
Nëse përbuz udhëheqësit e shtetit kryen 3 vjet burg.
Nëse nuk të dalin paratë për të paguar faturat, e paguan me 3 vjet burg.
Burg deri në 3 vjet nëse parkon dysh në rrugë, pavarësisht se mungojnë xhepat e qëndrimit ku të hapësh krahun.
Edi Rama shkeljen e zgjidh me burg.
Po kur e shkel Edi Rama, si zgjidhet?
Ndryshimet në ligj që ai kërkon të sjellë janë ligjërim i paprekshmërisë së kupolës,
i pandëshkueshmërisë së tij dhe rrethit të vet korruptiv. Rama po na thotë “Unë jam mbi gjykatën”.
Nëse ka një status mbi pushtetet, atë e gëzon vetëm sovrani. I takon sovranit të shprehet në dt. 20 shkurt, përpara kryeministrisë.