-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta ndaj Iranit/ Trump: Duhej ta bëja këtë ‘ekskursion’, që askush tjetër nuk guxonte

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar zhvillimet e fundit në luftën me Iran gjatë një takimi me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi.

Trump e cilësoi sërish konfliktin si një “ekskursion”, duke theksuar se ndërhyrja ishte e domosdoshme. “Duhej ta bëja këtë ‘ekskursion’ të vogël dhe të bëja diçka që asnjë president tjetër nuk pati guximin ta bënte,” u shpreh ai.

Ai shtoi se nuk ka në plan të dërgojë trupa amerikane në terren. “Nuk do të dërgoj trupa askund. Dhe nëse do ta bëja, nuk do t’ju tregoja,” deklaroi presidenti amerikan.

Gjatë fjalës së tij, Trump la edhe kritika për NATO, duke thënë se Japonia do të veprojë “në lartësinë e duhur”, ndryshe nga aleanca ushtarake.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se konflikti do të përfundojë “shumë shpejt”, ndërsa pretendoi se kapacitetet ushtarake të Iranit janë goditur rëndë.

“Shtabi i tyre detar është zhdukur, forcat ajrore janë zhdukur, mbrojtja kundërajrore është zhdukur. Ne fluturojmë ku të duam… edhe udhëheqja e tyre është zhdukur,” deklaroi Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit