Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur detajet e organizimit të protestës kombëtare që do të zhvillohet nesër, duke theksuar se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të tubimit.
Ai sqaroi se deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre për të rritur pjesëmarrjen dhe koordinimin e protestës. Berisha shtoi se është punuar intensivisht për mobilizimin e qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e një organizimi të mirë dhe të strukturuar.
“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, u shpreh ai.
/5pyetjet.al









