Një 21-vjeçar nga Lushnja është shpallur në kërkim pasi gjatë një kontrolli në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak në xhupin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar 5 persona të tjerë, të cilët ndodheshin në tavolinë me të dyshuarin dhe nuk treguan se kujt i përkiste arma, duke penguar hetimet.
Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Marlind Sulo, u gjetën municione të tjera luftarakë. Materialet janë referuar për Prokurorinë e Fierit për veprat penale “Moskallëzim i krimit” për 5 shtetasit që penguan hetimin dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” për Marlind Sulon, të shpallur në kërkim.
/5pyetjet.al









