-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Boll me kaq, sillni ministrin e Bujqësisë të përgjigjet

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Barçe referuar edhe situatës aktuale shprehet se paniku që shpërndahet në raste të caktuara mund të godasë ekonominë dhe, për pasojë, qytetarët e Shqipërisë. Për këtë arsye kërkoi që të realizohet sa më shpejt interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

“Paniku që përhapet në të tilla raste mund të godasë ekonominë dhe mbi ekonominë mund të godasë qytetarët e Shqipërisë. Dua që të ketë përgjegjësi në këtë sallë. Këto nuk janë çështje që diskutohen këtu, por në komisione, me përgjegjësinë që të mos shkaktohet panik.

Boll me kaq. Kam që në shkurt që kërkoj një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë. Çështja për të cilën e kam thirrur është për ushqimin, ministri duhet që të jetë këtu dhe t’i përgjigjet Kuvendit.

Agjendën time nuk e bën dot një ministër në Kuvendin e Shqipërisë. Më janë dashur 6 javë për të marrë informacionin, tani më duhen 6 javë për të marrë fjalën”, tha Braçe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit