-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Reforma Territoriale sjell rritje administrate, jo shërbimesh

Kryesoret

Gjatë seancës së pyetjeve në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ministrin Ervin Demo për modelin aktual të reformës.

Ajo theksoi se kjo reformë ka çuar në rritje të administratës partiake dhe jo në përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

“Kur flasim si ekonomistë, flasim me shifra,” u shpreh Tabaku, duke theksuar se rritja me 114% e shpenzimeve për personelin, përballë një rritjeje minimale të investimeve kapitale, nën 5%, është tregues i qartë i një deformimi të modelit. Sipas saj, kjo rritje nuk lidhet me shtimin e kompetencave apo përmirësimin e shërbimeve, por me zgjerimin e një administrate të politizuar. “Rritja e punonjësve nuk vjen nga rritja e kompetencave, por nga punësime partiake  dhe kjo lexohet qartë edhe në buxhet,” theksoi ajo.

“Ky nuk është decentralizim. Ky është një model që përqendron pushtetin dhe burimet,” theksoi ajo, duke paralajmëruar se vijimi me të njëjtën qasje rrezikon të reduktojë funksionalisht vendin në disa qendra të mëdha urbane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit