Dalin detajet e reja lidhur me ngjarjen e Tiranës, ku 50 vjeçari Agim Visha tentoi të vrasë një 38 vjeçar.
Sipas burimeve konflikti brena një lokali në rrugën “Myslim Keta” ka nisur për një borxh prej 100 eurosh.
Mësohet se Visha është një person me precedent penal.
Policia bëri të mundur arrestimin e 50 vjeçarit si dhe sekustrimin e armës së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Tentoi të vriste një 38 vjeçar, arrestohet 50 vjeçari në Tiranë









