-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Policia sekuestron 300 kg drogë, arreston tre persona

Kryesoret

Policia greke ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Atikës, ku sekuestruan mbi 300 kg drogë, përfshirë 26 kg kokainë dhe më shumë se 360 kg kanabis të papërpunuar dhe të përpunuar.

Vlera e drogës në treg është rreth 2,5 milionë euro. Aksioni rezultoi në arrestimin e tre personave, të moshës 59, 50 dhe 35 vjeç, të akuzuar për trafikim dhe posedim të drogës.

Gjatë operacionit, u sekuestruan gjithashtu peshore elektronike precize, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara, kallëpe vulash dhe një sasi parash prej 31,620 eurosh.

Hetimet e policisë zbuluan se i dyshuari 35-vjeçar, i cili u arrestua në një zonë të Athinës, kishte në posedim mbi dhjetë kilogramë kanabis hidroponik. Ai u përpoq të largohej me shpejtësi të lartë, duke shmangur ndalimin e policisë dhe duke rezistuar fizikisht ndaj oficerëve.

Operacioni, i cili nisi të martën dhe përfundoi më 8 prill, ka çuar në shoqërimin e të arrestuarve në prokurorinë përkatëse, ku do të merren masa të tjera ligjore. Dy nga të arrestuarit kishin pasur precedentë penalë për vepra të ngjashme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit