Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një apel publik për qytetarët që të shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai theksoi se votimi përfundon brenda pak orësh, por të gjithë ata që nuk e kanë bërë ende mund të ndikojnë në vendimin për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.
“Të dashur qytetarë, kanë mbetur pak më pak se 3 orë për të votuar. Ju që ende nuk keni marrë pjesë, ju ftoj të vini. Vendosim për të ardhmen tonë, për zhvillim dhe siguri. Ata që kanë votuar, inkurajoni familjarët dhe miqtë tuaj të dalin gjithashtu. Sa më shumë qytetarë të marrin pjesë, aq më e fortë është demokracia jonë.
Nëse jeni në komuna të tjera, mund të votoni me kusht në çdo qendër votimi. Mos e lini për në fund, dalni dhe votoni!”









