-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjunjëzimi i aktivistëve shqiptarë/ Hoxha: Trajtim poshtërues, udhëzove ambasadën në Izrael!

Kryesoret

Minstria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e drejtuar nga Ferit Hoxha ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku ministri izraelit shfaqet pranë aktivistëve të gjunjëzuar që shkuan për të dërguar ndihma humanitare në Gaza, mes të cilëve është edhe shqiptari Baki Goxhaj.

Postimi i Hoxhës

Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme.

Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Kam udhëzuar #Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t’i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit