-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhandarmëria plani privat i Kurtit? Profesori: Propagandë! Presion për t’u marrë pasurinë!

Kryesoret

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani, gjatë një interviste për Ekspress ka folur për planin e nismës së re që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës për krijimin e Xhandarmërisë së re, një forcë për të ruajtur sigurinë e vendit.

Në fjlalën e tij Hasani është shprehur se kjo nismë i shërben vetëm planeve personale të Albin Kurtit, për të krijuar një strukturë lojale të tij.

Sipas Hasanit krijimi i Xhandarmërisë është një propagandë klasike e Kurtit dhe një mjet presioni ndaj gardës së vjetër që ka vjedhur, pra si një lloj instrumenti i marrjes së pasurisë së fituar pa meritë.

Fjala e Hasanit

Janë dy arsye pse Kurti e bën këtë në këtë kohë. E para është se fjala “xhandarmëri” komunikon mirë me votuesin injorant, i cili e sheh atë si strukturë represive që mund të përdoret kundër “gardës së vjetër që ka vjedhur”, pra si instrument për marrjen e pasurisë së fituar pa meritë. Kjo është propagandë klasike, e drejtuar ndaj votuesit të paarsimuar dhe politikisht të papjekur.

Arsyeja e dytë lidhet me faktin se zoti Kurti nuk ka kontroll të plotë mbi FSK-në, për shkak se aty rol të madh kanë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, ndërsa Policinë e Kosovës e sheh si jo plotësisht të besueshme dhe të lidhur me qeveritë e kaluara, prandaj vështirë e konsideron si forcë që mund të bëhet plotësisht lojale ndaj tij. Për këtë arsye, ai synon të krijojë një strukturë të re nga e para, të mbushur me militantë dhe njerëz personalisht lojalë ndaj tij.

Sigurisht që asnjë strukturë e re e sigurisë, e cila nuk parashihet me Kushtetutën e Kosovës, nuk mund të formohet. Jo vetëm në Kosovë, por askund ku ekziston xhandarmëria ose forca ekuivalente me të, një gjë e tillë parashihet me kushtetutën nacionale. Nuk është punë e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe as e ministrisë që ai drejton formimi i xhandarmërisë. Kjo është propagandë.

Për të qenë iniciativë serioze dhe që formimi i saj të mos duket sikur synon krijimin e një force parapolitike dhe ekstrakushtetuese, është dashur që procesi të niste në Kuvendin e Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike dhe ekspertëve të sigurisë nga Kosova dhe jashtë saj, si dhe me një involvim të fuqishëm të komuniteteve joshumicë dhe ekspertëve kushtetues nga vendi dhe Evropa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit