-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajtimi për transgjinorët në Tiranë/ Meta: Kjo agjendë synon shpërbërjen e kombit!

Kryesoret

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reagur lidhur me miratimin e urdhrit Nr.304 më datë 28.04.2026, ku qeveria shqiptare miratoi Trajtimin Hormonal për Personat Transgjinorë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Sipas Metës teksa mijëra qytetarë luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, qeveria ka zgjedhur të financojë falas hormone për transgjinorët.

Tashmë ish-presidenti Meta i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit që nga 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO për afrera korruptive dhe akuza mbi dosjen CES-DIA, thotë se kjo agjendë së bashku me shpopullimin synon shpërbërjen e kombit shqiptar.

Postimi i Metës

Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjeksor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët.

Kjo ndodh sepse shëndeti i njerëzve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj Qeverie, siç e provoi gjithë këto vite ku premtimi për “shëndetësi falas”, rezultoi mashtrimi më i madh, që është bërë ndonjë here, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi miliona euro për ilaçet më bazike dhe për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Në vend që fondet publike të shkojnë për të sëmurët, për fëmijët, për familjet shqiptare dhe për mbështetjen e jetës, ato përdoren për të imponuar agjenda ideologjike, që bien ndesh dhe godasin egërsisht vlerat tradicionale dhe familjen shqiptare si kryevlerë, falë së cilës shqiptaret kanë përballuar furtuna te medha. Kjo agjendë, së bashku me shpopullimin, kanë qëllim të vetëm shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit