-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Tiranë/ Kreu i shqiptarëve në Greqi: Llava e zërit qytetar kërkon botën demokratike!

Kryesoret

Kreu i shqiptarëve në Greqi, Laun Zyka me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar lidhur me protestat masive që po mbahen prej disa ditësh në Tiranë për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.

Postimi i Zykës 

“Kangët e Pakëndueme” të Migjenit dhe protesta popullore në Tiranë
Migjeni, në poezinë e tij “Kangët e pakëndueme”, shkruan për vullkanin e fashitur në heshtje, që mbledh e mbledh brenda vetes dhimbjen, por edhe energjinë e shpresës për shpërthim.
Këto “kangë” janë zëri i qytetarit, i masës, i popullit, që për një kohë të gjatë hesht, duron, por vjen një çast kur llava që qarkullon në venat e tij shpërthen e derdhet jashtë “në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin…”

Ashtu, si protestat madhështore të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në qytetet e Shqipërisë, mund të krahasohen me këtë metaforë migjeniane; – si vullkan i formuar nga një ngjizje e madhe shumëvjeçare korrupsioni, rrumpalle, padrejtësie, arrogance të pushtetit, zhgënjimi, varfërie, i mungesës së shpresës, i largimit të rinjve nga atdheu dhe i braktisjes së Diasporës me karamelen e hidhur “të integrimit” në vendet ku e rrokullisi fati. (Sa tinzare dhe cinike është shprehja e pusht-etarëve dhe lakejve të tyre kur thonë…integrimi i emigrantëve atje ku jetojnë..!!!)

Është llava e zërit qytetar, i cili më së fundi kërkon të shndërrohet në zë publik, të pyetet për fatin e tij të nëpërkëmbur, dhe të vendosë për të tashmen dhe të ardhmen e tij .
Thjesht, ai kërkon të jetë qytetar në një botë demokratike, dhe jo spektator tallavash në një sistem të manipuluar e të deformuar, ku ka 35 vjet që plaçkitet dhe shitet pasuria, ëndrra dhe fati i tij…

“Duam shtet, dhe jo pushtet” – është një nga thirrjet e protestuesve.
Një shtet me rregulla, me shanse të barabarta, një shtet me natyrë modeste dhe jo arrogante, një shtet meritokracie dhe jo nepotizmi dhe qokash partiake…
Vargjet e Migjenit
“e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun”
janë profetike për ditët që po jetojmë, ku në sheshet e Tiranës dhe, kudo ku ka shqiptarë, nuk dëgjohen vetëm thirrje proteste; dëgjohen kangët e pakëndueme të një populli që kërkon të mos jetë më shikues i fatit të vet mortor…
Është koha të dëgjohen “kangët e pakndueme”, përndryshe, ashtu si po e shikojmë llavën e revoltës popullore, dikujt apo disave do u “dëgjohet këngα e turpit…”
Apo,
“ndoshta shekujt me ne prapë po tallen ?”,
siç shkruan Migjeni…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit