Ditën e nesërme Matura Shtetërore 2026 do të zhvillojë provimin e fundit të lëndës me zgjedhje.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, me anë të një postimi në faqen e saj facebook u ka bërë thirrje studentëve të respektojnë me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe ndjekin udhëzimet e administratorëve.
Ndër të tjeara Kumbaro, shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.
Postimi i Kumbaros
Përpara provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, një rikujtesë e rëndësishme për të gjithë maturantët dhe administratorët e provimit❗️
📵 Përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve “smart” është rreptësisht i ndaluar gjatë zhvillimit të provimit.
😞 Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm ✍️
🫶 Të dashur maturantë, respektoni me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe ndiqni udhëzimet e administratorëve. Qetësia, përqendrimi dhe korrektësia janë elementët kyç për rezultate sa më të larta 🔝
👩🎓 Shumë suksese në provimin e lëndëve me zgjedhje! 🍀📚✍️









