-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Ndryshimet në ligj rrisin emërimet politike në Gardën e Republikës

Kryesoret

Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se po përdor procesin ligjvënës për qëllime politike dhe personale të kryeministrit Edi Rama.

“Në vend që të përmirësohen kushtet e punonjësve të Gardës së Republikës, po ndryshohet ligji për të hequr kriteret ekzistuese dhe për të lehtësuar emërime të drejtpërdrejta nga kryeministri,” tha Balliu.

Ai theksoi se efektivët e Gardës përballen prej vitesh me paga të ulëta dhe vështirësi në punë, ndërsa sipas tij ndryshimet e propozuara përbëjnë një rrezik për institucionet dhe dëmtojnë shtetin ligjor. Balliu shtoi se kjo qasje tregon, sipas tij, trajtimin e institucioneve si mjete politike dhe jo si struktura të pavarura të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit