Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sot në rrjetin e tij facebook ka postuar një video të Ikballe Berishës, e cila një ditë më parë, u shpall “person i padëshiruar” në Shqipëri, me argumentin si një person me rrezik për sigurinë kombëtare.
Në video ajo shprehet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lideri i saj politik, ndërkohë Mojtaba Khamenei është lideri shpirtëror, duke thënë se mburret për këto dy.
Postimi i Lamallarit
Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar.
Por patjetër që do të merremi me çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist, si kjo zonja që bindjet e saja mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!









