-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse Gjermania nuk dërgon armatime në Ukrainë?

Kryesoret

Refuzimi apo mos gatishmëria gjermane për të dërguar armatime të ndryshme në Ukrainë është parë me pesimizëm nga disa prej aleatëve. Megjithatë është e qartë që arsyeja kryesore e këtij hezitimi lidhet me të shkuarën historike të Gjermanisë.

Nëse viziton memorialin përkujtimor në Seelow Hights kupton më së miri se sa është e aftë historia të ndikojë në veprimet e një aktori apo shteti të caktuar. Thënë ndryshe, në rastin konkret, se si tmerret e shek. XXI janë ende prezente në memorjen e popullit dhe ligjvënësve gjermanë. Kjo është edhe arsyeja e vërtetë se pse Gjermania po heziton shumë për të dërguar armatimet e saj në territoret ukrainase.

Rezultatet e një sondazhi treguan se, për shumicën e gjermanëve, diplomacia është mjeti i duhur për zgjidhjen e konfliktit. Duhet patur parasysh se, përpos misioneve paqeruajtëse, trupat gjermane nuk marrin pjesë në aksione të tjera. Megjithatë, në këtë rast ka edhe përjashtime. Mund të përmendim ndërhyrjet e viteve ’90 në Ballkan apo edhe ndërhyrjet në Afganistan.

Sipas njërit prej zyrtarëve, “Gjermania ndjek politikën e përmbajtjes kur bëhet fjalë për konflikte ushtarake dhe se eksporti i armëve të ndryshme shihet si një nga nxitësit kryesorë të konfliktit”.

Thomas Kleine-Brockhoff shkon më tej duke kujtuar edhe një herë për publikun e gjerë se “të dërgosh armë në ato toka që ke ndihmuar për krijimin e tyre, do të thotë të dalësh kundër gjakut tënd. Kjo do të shihej vetëm si anatemë e politikës gjermane”, shtoi ai.

{Përshtatur nga BBC}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit