-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legalizimet dhe prishjet e shtëpive te “5 Maji”, nga premtimet e Ramës 9 vite më parë, te audio e Lames

Kryesoret

Me anë të një postimi në Facebook, Partia Demokratike ka ngritur akuza edhe njëherë tjetër ndaj kryeministri Rama. PD thekson se një prej ndërtuesve në atë zonë është trafikant droge.

Më tej, PD thekson se Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn.

Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, mbyllet postimi i PD.

Bashkëngjitur, PD ka shpërndarë edhe një video, e cila nis me Edi Ramën, kur në vitin 2013, premtonte se procesin e legalizimeve do ta drejtonte ai vetë. Ndërkohë, në vitin 2021, Lame, drejtori i Kadastrës shprehje se procesi i legalizimeve është në vijim, ndërsa në anën tjetër, në një audio të publikuar, ai kërkonte që situata të mbahej varur për rreth 100 mijë objekte. “Në këtë moment, na dalin rreth 100 mijë leje, rreth 100 mijë objekte. Do të vazhdojmë ta mbajmë varur situatën. Ne nuk duhet t’u themi se shtëpia jote do të prishet”.

Ndërkohë, në vitin 2013 Rama shprehej se edhe Enver Hoxha të ngjallej, shtëpitë nuk do të prisheshin.

Problemi i legalizimeve nuk lidhet me prishjen e shtëpive. E kam thënë dhe e përsëris prapë, Enver Hoxha, me gjithë atë regjim të ngjallej prapë, nuk do të merrej me prishjen. Si do të prishen këto. Të gjithë, pa përjashtim, do të jenë pjesë e këtij procesi dhe do të marrin titullin e pronësisë së shtëpisë”, shprehej Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit