-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ministri ukrainas: Rusia është gati ta pushtojnë Kievin

Kryesoret

Rusia është gati për të pushtuar Ukrainën. The Guardian raporton se Rusia ka mjaft trupa për ta pushtuar kryeqytetin ukrainas, Kievin, apo një qytet tjetër, por forcat e Moskës nuk janë ende të mjaftueshme për një pushtim të plotë të vendit. Këtë e ka deklaruar ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andriy Zagorodnyuk.

Zagorodnyuk tha se situata dukej “shumë e tmerrshme”. “Rusia tani mund të pushtojë çdo qytet në Ukrainë. Por ne ende nuk i shohim 200,000 trupat e nevojshëm për një pushtim në shkallë të plotë”, tha ai.

Komentet e tij pasojnë një informim ogurzi nga administrata Biden në lidhje me ngritjen ushtarake të Kremlinit në kufirin e Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se Moska i ka grumbulluar të paktën 70% të fuqisë së zjarrit që i nevojitet për t’i dhënë Vladimir Putin opsionin e një operacioni të madh ushtarak deri në mesin e shkurtit.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një sulm i plotë rus mund të çojë në pushtimin e shpejtë të Kievit dhe potencialisht të rezultojë me 50,000 civilë të vrarë ose të plagosur.

Ata thanë se ushtria ruse ka pozicionuar tani 83 “grupe taktike batalioni” pranë Ukrainës, secili me nga 750 deri në 1000 ushtarë. Shifra është rritur nga 60 grupe batalioni dy javë më parë, shtuan ata.

Duke folur të dielën, Zagorodnyuk tha se nuk beson se një pushtim rus është i pashmangshëm. Ai tha se qëllimet dhe strategjia e Kremlinit mbeten të errëta.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit