Policia e shtetit ka organizuar dhe finalizuar dy operacione në Call Center në Tiranë dhe në Durrës duke arrestuar tre persona. Në Tiranë u arrestua 32-vjeçari Olti Ferhataj.
Ai akuzohet se nëpërmjet një call center të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej të huajve si agjent burse duke investuar në kriptomonedha dhe Forex.
Duke mashtruar një klient italian, ai kanë përfituar një shumë prej 108 mijë Euro, për një periudhe disa mujore. Kallëzimi është bërë nga italiani.
Në Durrës u arrestuan F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
/5pyetjet.al