Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit me akuzën e falsifikimit. Kallëzimi i është dërguar SPAK-ut, por edhe prokurorisë së Tiranës për të përcaktuar se kujt i takon ndjekja penale.

Kreu i shtetit akuzon administratën e Kuvendit se ka falsifikuar datën e mbledhjes së Kuvendit vitin e kaluar, pasi “zbuluam shkeljen se mbledhja u thirr, jo 48, por 24 orë përpara”.
“Krimi i falsifikimit është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në seancë publike të Gjykatës Kushtetuese.
Ky falsifikim tregon shumë qartë jo vetëm sesi ka funksionuar Kuvendi. Kjo është një dramë e madhe. Janë tronditur themelet e Republikës” tha ai.
Ai e cilësoi grusht shteti. “Kjo është një përpjekje për të finalizuar një grusht shtetit kundër presidentit.
Cfarë mund ë thuash për letrat që kërkojnë banorët e “5 Majit”. Edhe për të shkarkuar presidentin falsifikojnë në Gjykatën Kushtetuese” tha ai.
Dy ditë më parë gjykata Kushtetuese pasi dëgjoi palët për tre seanca maratonë u tërhoq për të marrë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidenti apo jo.
Tre janë skenarët për vendimin; të mos ketë vendim, pasi mund të mos arrihet shumica 5-2, të shkarkohet Meta, ose të rrëzohet kërkesa e Kuvendit.
Shtatë anëtarët që kanë në dorë dosjen janë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja.
/5pyetjet.al