Pasditen e sotme në spitalin e Lezhës u paraqit me plagë arme zjarri Amaros Deda 30-vjeç, që ndërroi jetë.
Paraprakisht dyshohet se i riu vrau veten me armë zjarri pas debateve në familje. Por hetimet ende nuk kanë përfunduar. Ngjarja ndodhi në Shënkoll.
Policia shkoi në shtëpinë e viktimës për të pyetur familjarët dhe sekuestruar armën me të cilën dyshohet se Deda vrau veten.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familarët. “E mjera unë ç’më gjeti” shprehet e tronditur motra e viktimës.
Deda rezulton emër i njohur për drejtësinë, pasi disa vite më parë është akuzuar për një tentativë grabitje në banesën e një të moshuare.
Për ngjarjen e sotme, policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave.
/5pyetjet.al