-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani nuk thotë ç’bisedoi me Peach. Vlerëson rolin e Britanisë për Kosovën

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët kryesorë, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Këto komente, presidentja i ka bërë pas takimit me emisarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Osmani ka theksuar se sa më i madh roli i këtij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët.

Para takimit me presidenten, Peach sot u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Peach paraprakisht vizitoi Serbinë ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit