-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do arrestohesh”! Basha i përgjigjet Berishës: Ti je burracak, ordiner

Kryesoret

Partia Demokratike i është përgjigjur Sali Berishës, i cili sot nga Rrogozhina, teksa prezantoi kandidatin Hekuran Xhani u shpreh se Lulzim Basha do të arrestohet për dosjen e “Toyota Yaris”. Selia blu thotë se lideri historik i PD-së shtë burracak dhe gënjen si ordiner.

“Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë?

Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër?

Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën” shkruan PD.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit