Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pohuar para kuvendit se Ilir Meta ka vënë në dispozicion partinë e tij për Sali Berishën për t’u futur në zgjedhjet e pjesshme vendore.
“LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet të rithemelimit. Skema e primareve duhet vlerësuar nga të gjitha partitë politike. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë.
Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike. Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë, por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.
Përsa i përket komisionit hetimor për inceneratorët, ajo tha se është bërë sa për të mbuluar çështjen.
“Ne kemi kërkuar për të qenë pjesë e komisionit hetimor, kemi kërkuar të shkojë Vasilit, por është vendosur veto nga PD. Unë kam kërkuar që të jem. Çështja e inceneratorëve është një skemë piramidale. Këtu përgjegjësitë janë të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare. Çështja e komisionit hetimor, është nëse do të mbulosh një çështje, ngri një komision hetimor. Për të mos çeduar punën e SPAK, duke krijuar raporte të dyfishta, tha Kryemadhi.
/5pyetjet.al