-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dridhje dhe tërmet, si u zbuluan autorët që hapën tunel për të grabitur bankën?

Kryesoret

Kanë qenë zhurmat e mjeteve të përdorura nga autorët që kanë shqetësuar qytetarët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e kryeqytetit për dyshimet e tyre. Më pas policia ka nisur hetimet duke zbuluar tentativën për grabitje në bulevardin “Zogu I” të një banke të nivelit të dytë, përmes tuneleve.

Autorët kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por megjithatë dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve që njoftuan policinë.

Policia e Shtetit e parandaloi. “Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim” deklaron policia.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit