-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Plumb ballit”! Protestë para parlamentit: Brenda ndodhet Rama me “rusët”

Kryesoret

Banorët e tre lagjeve në Tiranë, “5 Maji”, Lapraka dhe Paskuqani paraditen e sotme kanë protestuar përpara parlamentit. Njëri nga banorët e lagjes së “5 Majit”, shtëpia e së cilit u shemb pasi prekej nga projekti i ri e krahasoi situatën e tij me atë të ukrainasve.

“Së pari solidaritet me popullin ukrainas. Edhe në jemi një Ukrainë e vogël dhe rusët i kemi brenda parlamentit dhe na sulmojnë dhe vjedhin me ligje” tha ai, referuar deputetëve brenda seancës plenare.

Nënë Liza, që simbolizon rezistencën e protestës së “5 Majit” i bëri thirrje policisë që të lironte njërën nga banoret që është arrestuar. “Lironi Floreta Nikollën. Ka dy fëmijë, njëri një vjeç dhe tjetri 2, që janë pa shtëpi dhe tani pa nënë.

Lirojeni se është turp. Unë po shkoj të vajtoj shtëpinë time. Edhe zogu qan kur i prishin folenë. Shteti shtëpinë na e prishi tani të na japë edhe një plumb ballit se gjë tjetër nuk ka mbetur” tha ajo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit