-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku janë strukur serbofilët, rusofilët, që ishin me Vuçiçin dje, e sot me Putinin?

Kryesoret

Nga Idriz Morina

Për gati një dekadë kemi hequr të zitë e ullirit pa mundur t’ju bënim të besonit shumica absolute se kush ishin patriotët në këtë vend dhe kush ishin të shiturit, kush ishin pas patriotëve dhe kush ishin pas të shiturve, kush ishin me patriotizmin pa interes dhe kush me interes, kush ishin ata që mund të quhen baballarët e kombit dhe kush baballarët e shkatërrimit të kombit.

Si në çdo shtet apo edhe komb tjetër historitë janë të përziera, vetëm jo sa tonat. Kjo për faktin se ne e kemi studiuar fare pak të kaluarën tonë, të re, ndërsa të lashtën thuajse fare.

Edhe ato studime, që morën gati gjysmëshekulli kohë, gjatë komunizmit, në vend se të shërbenin për mësimin e historisë, më shumë kanë shërbyer për çmësimin e saj, pra për falsifikimin, trillimin, dëshirat dhe ëndrrat, sikurse të ishte një fantashkencë, që ngjesh hapësirë-kohën, dhe të jep mundësi të lundrojmë në histori, ndërsa ne nuk e dallojmë si pasojë dot realitetin prej virtualitetit.

Rusofilia e fshehur pas serbofilisë!

Si po thonë ata, pra me fjalësinë e tyre, ata kishin ndërtuar ‘narrativen’, se shqiptarët si të dobët që janë duhet të pajtohen me atë që po ju kërkohet nga të huajt, sepse ‘Serbia nuk pranon të jetë e humbur’, ‘Serbia duhet të kënaqet edhe ajo’, ‘Serbia nuk pranon ndryshe’… bashkësia ndërkombëtare (këtu nuk e përcaktonin asnjëherë se cila, apo kush e përbënte atë) nuk ka kohë të humb me neve, dhe asnjëherë nuk tregonin se pas gjithë kësaj, qëndronte Rusia.

Pra, ata nuk ishin vetëm të merakosur se si të ‘kënaqej’ Serbia, por edhe se si të mos ‘cenohej’ sedra ruse. Natyrisht se në këtë mes hynin edhe diplomatë perëndimor, që gjithnjë udhëhiqeshin nga parashikueshmëria e qëndrimit rus.

Por, tashmë që lufta Ukrainë-Rusi, po bën gjëmën, ata nuk po shihen as në analiza, as në misione paqeje, të rehatimit të botës.

As nuk dolën të tregojnë se çfarë duhet të bëjnë dy shtetet shqiptare! Çfarë qëndrimesh të mbajnë, ndaj pushtimit të Ukrainës, viktimave ukrainasve!

Nuk kanë si të dalin, sepse Rusia mund t’ju hakmerret për ato paga dhjetëra mijëra euro në muaj, për bizneset e pista që përfaqësojnë, dhe për dokumentacionin e jashtëzakonshëm që e kanë.

Ku janë strukur pra këta serbofilë, ju që donit cep më cep ta shisnim atdheun, për viza, për vila, për jahte, për kurva….! e që takoheshin me Putinin, me Lavrovin… dhe bënin udhëtime sekrete me aeroplana special privat.

A po e shihni si duhet dhe mbrohet atdheu, kur vërtetë e doni, sa veten sa jetën!

Ukrainasit po luftojnë me superfuqinë më të madhe bërthamore, dhe ditë për ditë po i kërcënon me rritje të gjendjes së gatishmërisë për vrasje me raketa, me termobomba, me raketa balistike dhe me bomba bërthamore, madje me rreth dy mijë prej atyre që ishin të Ukrainës!

Dhe sërish ata po thonë, asnjë metër katror, asnjë inch, asnjë cep nuk kemi për t’ia dhënë Putinit, Moskës dhe Rusisë!

Ndërsa, ‘miladinëtshqipfolës’ donin t’ia jepnin veriun Kosovës, pjesë të shtetit, një shteti që na ka marrë trefishin e tokës që kemi, vetëm e vetëm për ta kënaqur Serbinë! Por, jo vetëm Serbinë, por në esencë për ta kënaqur serbofilinë e tyre!

A e kuptoni tani se ku na çonin Thaçët, Batonët, Ramët, Mustafët… dhe gjithë lubia proserbe e kultivuar në 50 vjet komunizëm e më tej, e që duke shkuar pas tyre ishin të gatshëm ta humbnin edhe territorin edhe Pavarësinë.

A e dini pse Putini fitoi vetëbesim për ta pushtuar Ukrainën?!

Sepse Rusia kishte bërë për vete gjithandej Europës, ‘batona e hashima’, në zemër të saj, në Vjen Karin Kneiss – ministre e Punëve të Jashtme dhe zv.kryeministri Strache, pastaj në Berlin (ish kancelari Shrëder etj), në Francë ish drejtues shteti, në Romë, e në cilin vend të Europës jo, edhe në ShBA, a nuk tha Trampi, “Putini është gjeni”, kur ai filloi pushtimin e Ukrainës!

Pra, gjithë ky investim rus, ky adhurim dhe nënshtrim ndaj Rusisë, i kishin krijuar Putinit delirin e madhështisë së përbotshme, që e kishte në duart e tij çdo cep të botës, dhe thjesht varej nga vullneti i tij, ekzistenca e shumë shteteve… dhe ndërtimi i Romës së tretë! (po selinë ku do ta vendoste?!)

Por, teksa kishte llogaritur në mbështetësit nuk kishte llogaritur në kundërshtarët, të cilët frymëzohen pa ndalim nga emri i egër i Rusisë, dhe sjelljet barbare cariste, staliniste, putiniste në Grozni (Çeçeni) etj.

Kush ishin kundërshtarët e vërtetë të Putinit?

Fuqia kundërshtuese dhe shkatërruese e Putinit, buron nga forca intelektuale e miliona europerëndimorëve të shkolluar dhe edukuar njëmend, sipas sistemit të vlerave, të cilët shpërthyen gjithandej, duke ngritur uragane nga më të llojllojshmet, që mendja njerëzore vetëm pas ndodhisë i kupton, sa shokuese ishin goditjet, dhe sa të tmerrshme janë dhimbjet e saj!

Pra, bota intelektuale humane, e ngritur mbi vlerat Perëndimore, të mësuara tashmë me dekada në institucione dhe akademi, shpërtheu, dhe krismën e saj Putini, shumë më vonë do e ndjejë!

Shokun e kësaj humbje do e përjetoj më pas, ndërsa ende do të provojë ta bëjë të pamundurën për ta arritur fitoren, në humbjen e Ukrainës, dhe humbjen katastrofale të personalitetit të tij!

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit