Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti të dhuronte sërish spektakël mbrëmë ku shënoi ndaj Uest Hemit në ndeshjen e Kupës së Mbretëreshës, ku Sauthemptoni i tij triumfoi me rezultatin 3-1 në stadiumin “St. Mary’s”, e vlefshme për fazën e 1/8-ve.
Ajo që mori vëmendjen ishin fjalët në transmetim të drejtëpërdrejtë të komentatorit arab të kanalit të njohur sportiv “BEIN Sports”, ku thirri emrin e Armando Brojës dhe më pas e “pagëzoi” duke e quajtur “Armando Maradona”.
Magjitë dhe golat e talentit shqiptar nuk kanë të sosur teksa në 27 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet mes Premier Ligës, Kupës së Mbretëreshës dhe Kupës së Anglisë, Broja e ka tundur rrjetën 9 herë, ku ka arritur të dhurojë dhe një asist./panorama sport