-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legjenda e Milanit në lot: Prindërit dhe motrat i kam në mes të luftës

Kryesoret

Futbollisti legjendar ukrainas Andriy Shevchenko në një intervistë për “Sky Sport” kërkoi ndërprerjen e luftës nga Rusia dhe ndërhyrjen e Perëndimit. Ai tha se prindërit dhe motrat i ka në Kiev.

“Unë fola me prindërit e mi, fola me nënën time dhe i thashë asaj se me të vërtetë dua të kthehem, por ndjenjat e mia janë këtu tani, për të folur për atë që po ndodh, për tragjedinë e vërtetë të popullit ukrainas me të cilin po përballet në moment.

Mendimet e mia janë të përpiqem të arrij njerëzit për të kuptuar situatën, anën njerëzore të historisë me të cilën po përballemi. U përpoqa të flisja me bamirësi, të mblidhja para dhe të ndihmoja shoqërinë ukrainase atje.

Jam shumë krenar që jam ukrainas. Është një moment shumë i vështirë për vendin dhe familjen time. Nëna dhe motra ime janë aktualisht në Kiev, gjëra të tmerrshme po ndodhin atje. Njerëzit po vdesin, fëmijët po vdesin, raketat po godasin shtëpitë tona.

Duhet ta ndalojmë këtë luftë, duhet të gjejmë një mënyrë për ta ndalur. Kemi refugjatë, kemi nevojë për ndihmë humanitare, mbështetje mjekësore, ushqim. Unë mendoj se mund të bëj shumë nga këtu dhe do ta bëj” deklaroi legjenda e Milanit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit