-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia kërcënon shqiptarët: Nëse Kosova futet në NATO do të nisë lufta në Ballkan

Kryesoret

Ballkani më shumë se kurrë, tani është një “minë me sahat”. Pas luftës në Ukrainë, Kosova ka intensifikuar përpjekjet për të hyrë në NATO. Por Serbia ndihet e kërcënuar nga kjo lëvizje, ashtu si Rusia me Ukrainën.

Ministri i Brendshëm serb Vulin u shpreh se nëse Kosova do të futej në NATO, kjo do të nxiste provokime të cilat do ta detyronin Beogradin të ndërhynte ushtarakisht.

Anëtarësimi i Kosovë në paktin e NATO-s është kërcënim për Serbinë me konfrontim të armatosur dhe asgjë tjetër. Anëtarësimi nënkupton anulimin e Rezolutës 1244, shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe detyrimin e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që të mbrojnë integritetin e tyre territorial të anëtarëve të sapo pranuar siç thuhet në nenin e 5 të traktatit” tha Vulin. 

A dyshon dikush se Kurti do të hezitonte të ndërmerrte një sërë sulmesh ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe të provokonte konflikte që të detyronin Serbinë të futej ushtarakisht për të mbrojtur popullin e vet?!” tha Vulin duke kërcënuar hapur për luftë në Ballkan.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit