Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm RENEA e mbështetur nga forcat e policisë së drejtorive vendore në pesë qytete; Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë po zhvillon një operacion për arrestimin e 42 personave.
Nga të dhënat e para mësohet se deri në mëngjes janë gjashtë të arrestuar në Vlorë, një është prangosur më herët dhe një është në kërkim.
Ndërkohë që në qytetet e tjera vijon operacioni. Paraprakisht mësohet se arrestimet janë bërë në kuadër të një hetimi me autoritetet italiane për një dosje droge që po hetohet mes dy vendeve.