-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lezha, gati të presë turistët nga Kosova

Kryesoret

Lezha është bërë gati të presë turistët kosovarë për sezonin veror 2022. Bashkia e Lezhës pret që këtë sezon të ketë numër edhe më të madh të pushuesve nga Kosova.

Kështu ka thënë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u shpreh se plazhet e kësaj pjese të Shqipërisë janë certifikuar për pastërti.

Ndreu thotë se këtë vit pret më shumë vizitorë që do të kalojnë pushimet verore në këtë zonë.

“Pas pandemisë, numri i turistëve ka ardhur duke u rritur, në vitin që kaloi ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë një pjesëmarrje ku pati një pikë ku më nuk kishim fuqi akomoduese dhe kjo na gëzoi dhe sivjet mendojmë ta ngremë akoma më lart. Dua të theksoj se plazhet e Lezhës janë plazhet më të pastra të Shqipërisë, të certifikuara tashmë në Shqipëri dhe ne jemi shpallur më e pastra në Shqipëri publikisht…Krahas përmirësimit të hoteleve që vjet dhe sivjet kanë bërë hapa para, janë ndërtuar disa njësi akomoduese shumë dinjitoze që ofrojnë shërbime të niveleve të lartë, ne kemi bashkëpunuar me një projekt ku në qendër është Bashkia, janë operatorët turistikë dhe kompani tjera të pastrimit dhe organizata të tjera joqeveritare që po bëjmë një sistemim që gjithçka të jetë e pastër, rregulli të jetë rregull kur pushuesit të vijnë të pushojnë duke shtuar edhe kulinarinë këtu. Lezha avancon akoma më para në raport me shumë plazhe dhe duke futur edhe ndërthurjen e këtyre asteve që kemi ne në Lagunë, objekte historike fetaree”, tha Ndreu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit