-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 29 mijë euro, vlera e kabllove elektrike të vjedhura në Kosovë

Kryesoret

Dy raste të vjedhjes së kabllove elektrike kanë ndodhur në dy qytete të Kosovës, të cilat kapin shifrën 28 mijë e 500 euro.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Kleqka”, në Lipjan, ku pronari i kompanisë ndërtimore ka raportuar se në objektin e tij në proces ndërtimi, persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur kabllo elektrike në vlerë rreth 6 mijë euro.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Kurse, në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, një person ka raportuar se përmes videove kanë vërejtur se dy të dyshuar deri më tani të panjohur, kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë 22 mijë e 500 euro.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit