Sot rreth orës 13:45 në afërsi të ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka ndërruar jetë në rrugë një 65 vjeçar me inicialet D. K.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.