Kryeministi Edi Rama tha se SPAK duhet të veprojë tani dhe të hetojë të gjitha krimet e mëdha të së kaluarës, duke iu referuar kështu Berishës.
Sipas tij, SPAK nuk duhet të presë 30 vite për të bërë goditje për një “post mortum”.
“Nuk duhet të presim edhe 30 vite për goditje ‘post mortum’. Janë gjallë, janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje bëjnë karshillëk ndaj shqiptarëve dhe Amerikës. Nuk kanë faj derisa drejtësia e re merret me ‘arkat me peshk’”, tha Rama.