-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja, policët e arrestuar në Morinë lejuan kalimin e municioneve

Kryesoret

Policët e akuzuar nga SPAK për korrupsion në pikën kufitare të Morinës  në Kukës, dyshohet se kanë lejuar kalimin në doganë të sendeve të paligjshme me rrezik siç janë edhe municionet. Një përgjim i kryer nga SPAK ndaj njërit prej policëve, ka regjistruar një bisedë ku një person i dyshuar si trafikant, pyet nëse tek kabinat e kontrollit ka skanera që mund t’i zbulonin fishekët ndërsa efektivi i rekomandon që t’i vendosë në çantën e shpinës.

Dosja penale e 31 policëve të pikës kufitare të Morinit në Kukës të akuzuar për korrupsion ka zbardhur edhe një rast të lejimit të kalimit të municioneve në kufi.

Përgjimet kanë dokumentuar situatën ku një shtetas i cili kërkon punonjësit të policisë informacione nëse në pikën e kalimit kufitar ka skaner pasi ishte i interesuar për të kaluar disa fishekë luftarakë.

Valon Ahmeti Zvicer: Kam një pyetje…Ti qe je kufitar.

Reni Dokolli Polici: Po vlla më thuaj

Valon Ahmeti Zvicer: Shif jam tu shku Kumanove në Maqedoni, Kam mar ca pluma…A kan skaner ne kabina ata ?…Apo veç po dyshun të ndalin

Reni Dokolli Polici: Tani me dyshu te fusin edhe ne skaner, Mesa di un kanë skaner, Po vec po dyshuan

Valon Ahmeti Zvicer: Dmth ne kabin nuk ka rezik?

Reni Dokolli Polici: Jo, aty jo!

Valon Ahmeti Zvicer: E mir pra në regull.

Sipas Prokurorisë punonjësi i policisë Reni Dokolli ka marrë dijeni për një veprimtari të dyshuar si trafik ndërkombëtar i armëve e municioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit