Rusia do t’i konsiderojë automjetet e SHBA -së dhe NATO-s që mbajnë armë në tokën ukrainase si objektiva legjitime ushtarake. Paralajmërimi u bë nga zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov në një intervistë për “TASS” të mërkurën.
“Çdo përpjekje e Perëndimit për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në ushtrinë ruse ose aleatët e saj separatistë në Ukrainë do të shtypet ashpër”, shtoi ai.
“Ne paralajmërojmë se dërgesat e armëve nga SHBA dhe NATO në të gjithë Ukrainën do të konsiderohen nga ne si objektiva legjitime ushtarake”, tha Ryabkov.
“Ne po përpiqemi t’i bëjmë amerikanët dhe vendet e tjera perëndimore të kuptojnë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special, për të shkaktuar dëme maksimale mbi trupat ruse dhe formacionet e Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk do të shtypen ashpër” sqaroi zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë.
“Në kontekstin e mbështetjes së pamatur të Uashingtonit për ambiciet militante të regjimit të Kievit për armë moderne në shkallë të gjerë, çdo kontakt i plotë me administratën amerikane për situatën rreth Ukrainës duket i pakuptimtë” theksoi ai.