-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- Osmani për CNN: Do të ruajmë demokracinë me çdo lloj çmimi, Vuçiç ishte ministër i Millosheviçit

Kryesoret

Serbia ende vazhdon që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i sheh si shtete të përkohshme, ka thënë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë për “CNN”.

Por, siguron ajo, përkundër qëndrimeve të Beogradit, Ballkani Perëndimor ka shtete sovrane, të pavarura dhe kombe me demokraci të gjallërishme.

Për të ruajtur këtë demokraci, tha Osmani, “ne jemi të gatshëm të paguajmë çfarëdo çmimi”.

Osmani foli për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë dhe pozicionin e Serbisë përballë kësaj ngjarjeje. Ajo theksoi se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shumë i zoti për të bërë propagandën që mbështetet nga Rusia, pasi ka përvojë si Ministër i Propagandës në qeverinë e Millosheviçit.

Më lejoni t’ua kujtoj që Presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si Ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviçit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia.

Madje, ajo tha se Vuçiç ka ngritur bashkëpunimin shtetëror më të madhin që ka ekzistuar ndonjëherë mes Serbisë dhe Rusisë.

Aq më shumë që mbushin depot e tyre me armë, alamaron Osmani, aq më kërcënim i madh ndaj vendeve të rajonit është Serbia.

Serbia mund të mendojë që ne jemi shtete të përkohshme, thekson presidentja, “por ne jemi këtu për të qëndruar, dhe për të ruajtur atë që kemi arritur”.

Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, – ka thënë Osmani. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit