Gazeta italiane “La Republica” i ka kushtuar një tjetër artikull bosit famëkeq shqiptar Elvis Demçe që mbushi Romën me kokainë dhe që solli mjaft përplasje mes rivalëve duke lënë të plagosur dhe viktima.
Nga përgjimet është zbuluar mënyrë si funksiononte rrjeti i trafikut nga Kolumbia dhe vendet e tjera të Amerikës Latine në Itali të ngarkesave me kokainë që zbarkonin në Kalabri për t’u shpërndarë më pas.
Gjithashtu, nga bisedat që anti-mafia ka përgjuar rezulton se shqiptari ishte adhurues i Pablo Escobarit. “Janë ata të Kartelit të Medelinit në majë të gjithçkaje.
Janë ata që kontrollojnë të gjithë guerilët në pyjet e thella të Amazonës” shprehet ai ndër të tjera në telefonatat që bën me pjesëtarët e grupit të tij kriminal.