Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka bërë që Bashkia e Vlorës të paralajmëroj qytetarët për kujdes.
“Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to“, shkruhet në njoftim.
Për shkak të stuhisë së fortë në portin e Vlorës janë anuluar edhe lundrimet detare.
Njoftim
Të nderuar qytetarë!
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.
Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!