-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama vizitë në një sipërmarrje familjare në Lezhë

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një vizit ditën e sotme në një prej mjeshtërve më të spikatur të restoranteve në Lezhë.

Rama vlerësoi prodhimin bio, duke këshilluar hapjen e një agroturizmi, pasi Shqipëria është një vend i bekuar për ata që punojnë pa u lodhur sipas tij.

‘Nuk bëhet kjo me lëmosha, por me bashkim, organizim dhe investime cilësore. Të shpërndash me dy lekësha edhe prodhuesit dilnin në rrugë duke shitur qumësht. Tani nuk ka më nga ato, kush bashkohet fiton. Është sistem organizimi dhe bashkimi. Sot punon për vete. Po nuk u bashkove në shitje nuk fiton. Të duhet një agroturizëm. Sistemi nuk mund të financojë ato që janë vetëm.’- tha Rama.

“Me një prej mjeshtrave të restoranteve të spikatur të Lezhës, Fredin e “Rapsodisë” dhe familjen e tij punëtore, në Krajnë të Lezhës, ku po rritet edhe falë mbështetjes së AZHBR-së, një sipërmarrje shembullore prodhimesh artizanale 100% bio, e cila ka kontraktuar 300 blegtorë, duke e dyfishuar në vetëm 1 vit kapacitetin e përpunimit nga 2 në 4 ton qumësht🥛👏Kjo sipërmarrje është një miks blegtorësh të vjetër dhe të rinjsh te kthyer nga emigracioni, ku pasioni për punë e fitimet e rritura, dëshmojnë se ky vend është i bekuar për ata që duan të punojnë pa u lodhur”, vijoi më tej Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit