Në Vorë, kryetar i degës është zgjedhur Pëllumb Brusha me 80% të votave.
‘Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Vorë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.’- njofton Rithemelimi.